Fluturon Brazili, O’Ney parakalon O’Rey

Nëntë muaj më parë e arriti ndërsa në duelin e fundit që Brazili luajti ndaj Bolivisë (5-1) për kualifikueset e Botërorit 2026, Nejmar kaloi legjendarin Pele si golashënuesi më i mirë i kombëtares Seleciao.

O’Ney fillimisht humbi një penallti në minutën e 17-të, por në minutën e 61-të ai shënoi golin numrër 78 me uniformën e Brazilit, i cili e lejoi atë të kapërcente Mbretin Pele. O’Rey, ishte ndalur në numrin 77-të.

Në minutën e 93-të, Nejmar teksa shënoi golin e dytë persoal, arriti në 79 rrejta si askush tjetër te Brazili.

Kualifikuese të Botërorit 2026, zona e Amerikës së Jugut:

Ndërkaq pas Paraguaji- Peru 0-0, Kolumbi- Venezuelë 1-0 dhe Argjentinë-Ekuador 1-0, këtë mëngjes u zhvilluan: Brazil -Bolivi 5-1 dhe Uruguai- Kili 3-1 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!