Kupa e Botës 2034, Tohir: FIFA e di që na takon ne…

Kupa e Botës 2034 nuk ka vetëm një pretendet për ta organizuar atë. Arabia Saudite e cila e ka zyrtarizuar kërkesën në FIFA pritet të ketë një konkurrent të fortë e të mbushur me argumentë.

Indonezia ka thënë se është e gatshme të paraqesë kandidaturën e saj së bashku me tre vende të tjera: Australinë, Malajzinë dhe Singaporin.

Diskutimet kanë filluar vetëm me kombin që priti Kupën e fundit të Botës për femra Australinë. “Ne po diskutojmë me Australinë”, tha Erik Tohir, ish-presidenti i Interit dhe tani numri një në futbollin indonezian. “Kur vizitova Malajzinë dhe Singaporin, ata shprehën interes për t’u bashkuar me Indonezinë dhe Australinë.”

Kontaktet e para datojnë në qershor 2019: me këtë rast, Indonezia dhe Australia kishin vendosur të dorëzonin një aplikim për të pritur Kupën e Botës 2034. FIFA ka vendosur një afat deri më 30 tetor dhe Tohir nuk është aspak i shqetësuar për konkurrencën saudite: “Ne jemi mjaft të fortë. FIFA e kupton që Lindja e Mesme priti Botërorin vitin e kaluar. Jam i sigurt se do të duan të ndryshojnë”./Foto Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!