Botërori 2030/ Rubiales i kërkon para qeverisë spanjolle

Luis Rubiales, president i RFEF, njoftoi dje se, në vitin 2023, Federata Spanjolle e Futbollit do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me qeverinë për të rritur ndihmën financiare në funksion të ofertës për Kupën e Botës 2030.
Sigurisht kreu u Federatës Spanjolle e bën kërkesën publike përveç 7.5 milionë eurove tashmë të destinuara për këtë projekt.
“Kandidatura jonë është e fortë, ne vazhdojmë të besojmë se së bashku me Portugalinë dhe Ukrainën do të organizojmë një Botëror”, tha Rubiales.