Sporti i Regbisë në Peshkopi, gati projekti ambicioz

Në kuadrin e javës së Kulturës Britanike, Klubi i Regbisë “Tirana” u shfaq sot në Peshkopi në turneun e Regbisë në partneritet me Ambasadën Britanike në Tiranë, me projektin ‘Prespektiva të Reja’.

Regbia, një sport popullor në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilin shumë familje dibrane dhe të rinj që kanë emigruar në Mbretërinë e Bashkuar janë të familjarizuar, nuk është aq i përhapur në Shqipëri apo Dibër.

Nëpërmjet kësaj nisme, Dibra shumë shpejt do ketë ekipin e saj të Regbisë për të rinj si një urë lidhëse për të rinjtë dibranë me familjarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbi të gjitha për të krijuar një mundësi më shumë për të rinjtë dibranë për të pasuruar jetën e tyre extra-curriculare.

Ndërkaq në këtë aktivitet kulturoro- sportiv morën pjesë Prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër, Alma Selami, Kryetari i Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiu, dhe deputeti i Qarkut Dibër Lavdrim Krashi. Përgatiti: Fatmir Zhuzhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!