‘Topi i Artë’, France Football shpall kandidatët

Më 30 tetor, Topi i Artë 2022/2023. Pasuesi i Benzema, Mesi apo Halnad?

France Football ka zbuluar listën e tridhjetë kandidatëve për Topin e Artë 2023, çmimi për lojtarin më të mirë mashkull të sezonit 2022-2023 i dhënë nga gazetarët e 100 vendeve më të mira në renditjen e FIFA-s.

Pritet një përballje kokë më kokë mes Mesit, kampion bote 2022 dhe forcë shtytëse absolute e Argjentinës, dhe Haland, Këpuca e Artë, golashënuesi më i mirë në Champions League dhe fitues i Champions League, Premier League dhe FA Cup.

Për argjentinasin, i cili ndërkohë u largua nga PSG për të kaluar te Inter Majemi, do të ishte Topi i Artë i tetë në karrierën e tij brilnate, ndërkohë që gjiganti norvegjez po ndjek triumfin e tij të parë personal.

30 kandidatët për ‘Topin e Artë’ 2023

Josko Gvardiol (RB Lajpcig – Man. Siti)

Xhamal Musiala (Bajern Mynih)

Andre Onana (Inter – Man. Junajtid)

Karim Benzema (Real Madrid – Al Itihad)

Mohamed Salah (Liverpul)

Bukajo Saka (Arsenal)

Kevn De Bryjne (Man. Siti)

Xhud Belingham (B. Dortmund – Real Madrid)

Randal Kolo Muani (A. Frankfurt – PSG)

Bernanrdo Silva (Man. Siti)

Kviça Kvaratskhelia (Napoli)

Nikolo Barela (Inter)

Emiliano Martinez (Aston Vila)

Ruben Diash (Man. Siti)

Erling Haland (Man. Siti)

Martin Odegard (Arsenal)

Ilkaj Gyndogan (Man. Siti – Barcelona)

Jasin Bono (Sevilja – Al Hilal)

Julian Alvarez (Man. Siti)

Vinicius Zhunior (Real Madrid)

Rodri (Man. Siti)

Antuan Grizman (Atl. Madrid)

Lionel Mesi (PSG – Inter Majemi)

Lautaro Martinez (Inter)

Robert Levandovski (Barcelona)

Kim Min-Jae (Napoli – Bajern Mynih)

Luka Modriç (Real Madrid)

Kilië Mbape (PSG)

Viktor Osimhen (Napoli)

Herri Kejn (Totenhem – Bajern Mynih)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!