Praga mbipopullohet me shqiptarë, FFK njofton tifozët…

Tifozët kuqezinj pushtojnë Pragën. Priteshin një numër më i reduktuar por nga mbrëmë dhe kryesisht sot, rrugët e kryeqytetit çek janë tejmbushur me shqiptarë nga të gjitha vendet e europës.

Ballist Morina ndodhet në Pragë, ka takuar nga afër lojtarët në ambientet e hotelit. Megjithatë nuk e dimë nëse do të jetë në stadium apo jo.”-tha për Supersport Sokol Xhihani në një raportim nga Praga.

FFK-ja njoftoi sot se nisi shitja e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen kualifikuese Rumani- Kosovë. Të interesuarit mund t’i blejnë ato në platformën online.

Dëmtohet Nejmar dhe kjo përforcon atë që braziliani trashëgon probleme fizike që kur u largua nga PSG te Al Hilal. Në fakt, dëmtimi i ri i erdhi në grumbullim me Seleçaon e cila përgatitet për kualifikueset e Botërorit 2026.

Serxhio Ramos pas bashkimit me Seviljen u shpreh se: “Jam kthyer në shtëpi dhe për të pasur mundësinë për të mbyllur një cikël me klubin ku kam lindur. Para se të vdes do të doja të fitoja diçka me ekipin tim të zemrës. Shpresoj që të mund të kontribuoj sa më shumë të mundem”.

Hugo Loris portieri i famshëm francez duket se i ka ditët e numëruara te Totenhem. Ai po stërvitet në Londër po nuk bën më pjesë në planet e Spurs.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!