Vijareal shkarkon Setien

Jo vetëm Nica, që pas javës së parë iku nga Laçi dhe në të dytën u prezantua te Kukësi si trajner. Çuditë ndodhin dhe në klube prestigjoizë ndërsa kur flitet për simetri situatash me La Liga, atëherë duhet ndalur seriozisht te ky fenomen.

Njoftimi surprizë vjen nga Vijareal. Klubi spanjoll, përmes një komunikate për media, zyrtarizoi shkarkimin e Kike Setien, i cili nuk është më trajner i ekipit të parë.

Fillimi i tmerrshëm i sezonit ishte fatal për ish-trajnerin e Barcelonës: vetëm tre pikë në katër ndeshjet e para të La Liga-s, me një fitore dhe tre humbje.

Kështu përfundon qëndrimi i shkurtër i Setien në krye të ‘Nëndetëses së Verdhë’: ai mbërriti në tetor 2022, pas largimit të Unai Emeri drejt Aston Vilës në Premier League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!