Mbape larg, Reali në kërkim të një sulmuesi

Real Madrid është në një situatë të vështirë sa i takon majës së sulmit. Të matur gjatë verës me afrimet, Los blancos vijojnë të ndjekin telenovelën Kilian Mbape. Nëse situata vijon kështu, ylli 24-vjeçar pritet të qëndrojë te PSG këtë verë çka do detyronte madrilenët të shihnin për alternativa të tjera në treg.

Me largimin e Karim Benzema, Mariano Diaz dhe dëmtimin e fundit të Vinicius Zhunior, Real Madrid e gjen veten mjaft të kufizuar në sektori sulmues.

Nga ana tjetër, parë situatën e sulmit mbretëror, agjentë të ndryshëm kanë tentuar të ofrojnë futbollistë me presidentin e klubit Florentino Perez i cili e ka plot tavolinën e tij të punës me emra.

Sipas MARCA-s, që raporton lajmin tani mbetet për t’u parë nëse ndonjë nga këto opsione do të bindë krerët e bardhë për afrimin e ndonjë të vetëofruari brenda afatit kalimtar të verës./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!