Skandali seksual/ Real Madrid reagon në kanalin e tij zyrtar
Së fundmi në rrjete po qarkullon lajmi për skandalin seksual që shpërtheu te Real Madrid C. Klubi: “Do të marrim masat e duhura”
Tre lojtarë të Real Madrid C dhe një nga Castilla janë përfshirë në një episod porno hakmarrëse, të raportuar nga nëna e vajzës (të mitur) në fjalë. Shënimi zyrtar nga Casa Blanca për incidentin mbërriti menjëherë dhe pozicioni ishte i qartë:
Njoftimi i klubit:
Real Madrid njofton se mësohet se një lojtar i Castilla dhe tre lojtarë të Real Madrid C kanë bërë një deklaratë në polici në lidhje me një ankesë për gjoja shpërndarjen e një videoje private në WhatsApp.
Kur klubi të ketë njohuri të thella për faktet, do të marrë masat e duhura”.