Gliha: Kosova do rezultate, Muja çështje e mbyllur

FFK zgjat bashkëpunimin me Banken (TEB). Gliha para mediave: Muja braktisi Dardanët sepse nuk u aktivizua.

Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm me partnerin e saj të besueshëm, TEB. Në konferencën për media ku u organizua edhe ceremonia e nënshkrimit të kontratës, morën pjesë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, drejtori i përgjithshëm i bankës TEB, Orcun Ozdemir dhe futbollisti i kombëtares, Milot Rashica.

Ndërkaq trajneri i përfaqësueses së Kosoves, slloveni Primoz Gliha, ka folur sot në konferencën e parë para dy ndeshjeve të shtatorit.

Kosova zhvillon të shtunën përballën me Zvicrën në ‘Fadil Vokrri’, dhe tri ditë më vonë luajnë në Bukuresht me Rumaninë për kualifikueset Euro 2024.

“Besoj që e keni parë listën dhe keni parë që janë disa emra që dikur kanë qenë pjesë e U21-shave sepse jemi duke provuar të ndërtojmë një bashkëpunim me ekipet e tjera.

Rezultati është fokusi sepse është ekipi kombëtar dhe te ekipi duhet të luajnë lojtarët më të mirë. Fokusi duhet të jetë te rezultati”.

Tekniku slloven ka folur edhe për Arbnor Mujën, i cili tashmë ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë.

“Lojtarët duhet të qëndrojnë te Kosova. Lojtarë të tillë duhet të jenë prioritet për ne. Në situatën aktuale ne nuk mund të bënim asgjë. Kemi provuar të bisedojmë me të dhe t’ia bëjmë të qartë se është pjesë e planeve tona të rëndësishme por ai kishte marrë vendimin e tij për të qenë pjesë e Shqipërisë”.

Përfaqësuesja Dardane është grumbulluar për të nisur stërvitjen për sfidën me Zvicrën më 9 shtator dhe Rumaninë më12 të këtij muaji. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!