Trukimet? Arrest shtëpiak për arbitrin

“Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë për gjyqtarin Daut Mehmeti dhe trajnerin Arbnor Rifati.

Dyshja në fjalë janë arrestuar ditë më parë për dyshime mbi kurdisjen e ndeshjeve në basketboll.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendimin të dielën në mesditë se Rifati dhe Mehmeti do të qëndrojnë në arrest shtëpiak prej 30 ditësh.

Dyshja në fjalë kanë qëndruar në paraburgim për 48 orëve.

Mehmeti javë më parë u përjashtua nga FIBA për kurdisje të ndeshjeve në Ligën Ballkanike”, shkruan ‘Zëri’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!