Historike/ Lojrat Olimpike Mesdhetare në Prishtinë

HISTORIKE – Prishtina organizon Lojrat Olimpike Mesdhetare 2030

“Arritje fantastike për vendin tonë, e cila do t’i hapë dyert 26 kombeve nga tre kontinente dhe rreth 5000 sportistëve”, tha pasditen e sotme presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Kryeqyteti i Kosovës Prishtina, do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare më 2030.

Kjo u bë e ditur në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare sot në Heraklion të Greqisë.

Padyshim që organizimi i një ngjarjeje të madhe sportive, siç janë Lojërat Mesdhetare, hap një kapitull të ri të zhvillimit të sportit në infrastrukturën sportive dhe masivizimin e saj në Kosovë.

Ndërkohë, Lojërat e para Mesdhetare u mbajtën në Aleksandri, Egjipt në vitin 1951, kur morën pjesë vetëm 10 vende. Që atëherë janë organizuar 19 edicione të kësaj gare sportive, e fundit në Algjeri në vitin 2022. Në atë kohë, garuan gati 2300 pjesëmarrës nga 26 vende.

Sakaq delegcioni serb vetëm 5 minuta nga starti, kërkuananulimin e kandidaturës kosovare e cila nuk u konsiderua nga delegatët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!