Verstapen vjen rekordi me 10 Çmime radhazi, Banjaia ia hedh në MotoGP

Në Monza të Italisë Verstapen shpallet sërish triumfator e kësaj radhe duke thyer një rekord. Holandezi i Red Bull-it fitoi të dhjetën garë radhazi duke shkruar historinë.
Shumë e thjeshtë për Verstapen përballë garuesve të tjerë. Edhe pse u nis pas Sainz ai arriti ta parakalonte kur zhvillohej xhiroja e 15-të për të mbërritur i pari finishin.
Sakaq, vendin e dytë e mori Perez e pas tij u radhit Sainz. Për Leklerk shkon vendi i katërt e ndërsa të pestë e të gjashtë u gjendën Rasëll dhe Hamilton.
Një vështrim edhe nga MotoGP ku kampioni në fuqi i botës, Françesko Banjaia u përfshi në një aksident të frikshëm nga i cili u ndërpre dhe gara. Sipas doktorit të tij, Banjaia është mirë dhe i vetëdijshëm dhe gjendja e tij mbetet për t’u parë në vazhdim.
Klasikimi në F1: