Në San Marino, lideri i ‘Sprint’ Horge Martin

Horge Martin spanjolli i Ducati në Moto GP, realizon një super performancë në Garën Sprint në pisten e Mizanos në San Marino.

Piloti madrilen merr skenën duke dominuar nga filimi deri në fund në 13 xhirot e Garës Sprint, duke triumfuar përpara ekipit VR46 të Marko Bexeki-t, Ducati dhe Françesko Banjaias me Ducati-n zyrtar.

Një garë sakrifice për kampionin e botës, i cili pavarësisht sulmit të furishëm të Pedrosës në KTM arrin të mbrohet dhe të përfundojë në podium në garën e shkurtuar.

Jashtë podiumit, përveç Pedrosës, ishte edhe KTM-ja tjetër e Bred Binder, e ndjekur nga Aprilia e Maverik Vinjales, Ducati e Luka Marinit dheajo RS-GP e Aleks Espargaro.

Aleks Markez gjithashtu përfundoi mori pikë në Sprint, ndërsa Mark Markez mbeti pa gjë pasi përfundoi i dhjeti.

Zhgënjim për Fabio Kuartararo, i trembëdhjeti përpara Johan Zarko dhe Xhek Miler. Ndërkaq, nesër në orën 15:00 gara e zakonëshme zyrtare për Çmimin e Madh’/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!