Kukësi provim shtëpie, Partizani e nis ndaj Laçit

Partizani-Teuta e programuar për javën e parë e shtyrë, të kuqtë nisin sot nga ‘Arena e Demave’ ndaj bardhezinjëve të Bejzades.

Kukësi-Egnatia (16:00)

Java e dytë e Abissnet Superiore do të vijë sot me dy takimet e fundit të saj. Radha e Kukësit të Rrahman Hallaçit për t’u prezantuar para publikut të tij në ‘Kukës Arena” teksa në 16:00 pret Egnatian e Rrogozhinës.

Humbja në start me Vllazninë 3-1, nuk është se është pritur dhe aq keq te kampi verilindoar pasi në të vërtetë, skuadra e riformatuar ndjeshëm këtë sezon, arriti të shprehej goxha mirë. Sulmuesi Mustafa Gbolahan dhe të tjerë futbollistë të afruar, treguan aftësi për t’u admiruar.

Ndërkaq Egnatia edhe pse e mbushur me elementë cilësorë, humbi në takimin shtëpiak me Skënderbeun 0-1 duke dalë nga pritshmëritë e klubit dhe tifozerisë së saj. Largimi i Redi Kasës drejt Olimpija Ljubjanë vetëm 4 ditë më parë ka përzier kartat e linjës së djathtë me teknikun Tetova që lipset të përshtasë një tjetër lojtarë në këtë pozicion.

Partizani- Laçi (19:00)

Galopimi i suksesëshëm i Partizanit në Europë, u mbyll në fazën play off të Conference League ndërsa të enjten u eleminua nga Astana (1-2 rezultati i përgjithëshëm).

Për kampionët e Shqipërisë radha e debutimit në këtë edicion të 85-të futbollistik me misionin për të ruajtur kurorën e 17-të të arritur majin e kaluar. Tej problemeve me elementët e dëmtuar si Mba e Mehmeti, ‘Demat’ dukshëm të lodhur nga sfidat europiane, do luajnë ndaj kurbinasëve bardhezi që nga ana e tyre janë ende të “pa deshifrueshëm”.

Zhvillimet në merkato teksa skuadra vjen me elementë të rinj e së fundi largoi dhe Sebastjan Spahiun, por dhe debutimi i Skerdi Bejzades në stol, risi për t’u parë gjatë kësaj mbrëmjeje.

Java e dytë Abissnet Superiore:

Sot:

Kukësi-Egnatia

Partizani- Laçi

Luajtur të premten:

Erzeni- Vllaznia 2-2

Skënderbeu- Dinamo 1-0

Luajtur të shtunën:

Teuta-Tirana 2-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!