Teuta ‘shëmbullore’ ndal Tiranën në “Niko Dovana”

Abissnet Superiore, Java 2:
Teuta – Tirana 2-2 (Fili 10′ pen, Gjinollari 19’/ Hasani 3′, Najdovski 58′)

Nga Sara Gjidiaj

Një tjetër ndeshje e mbushur me gola dhe emocione por pa fitues u zhvillua për llogari të javës së dytë Abissnet Superiore. Teuta dhe Tirana u ndalën në barazim 2-2 në “Niko Dovana” duke ndarë pikët pas një sfide të gjatë e të luftuar.

Ndeshja nuk mund të niste më mirë për bardheblutë që pas një gabimi të vendasve shkuan te goli me Hasanin në minutën e tretë. I gjendur vetëm për vetëm me Demën sulmuesi i Tiranës nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të shtynte topin drejt rrjetës.

Shumë pak minuta zgjat avnatazhi i kryeqytetasve pasi një penallti në favor të durrsakëve e ekzekutuar mjaft mirë nga Fili do të rivendosë shifrat më baraspeshë e do të bëjë që miqtë të marrin më shumë zemër.

Në vazhdim do të jetë Gjinollari finalizuesi i një aksioni të rrjedhshëm të Teutës që tashmë përmbys gjithçka duke shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh ndaj bardhebluve.

Akoma më e bukur sfida në pjesën e dytë ku Tirana provon të reagojë dhe me Najdovskin do të gjejë golin e barazimit në minutën e 58′-të pas një goditjeje nga këndi.

Shumë tentativa nga të dyja skuadrat që luftojnë deri në frymën e fundit me rastet që zhvendosen sa nga njëra portë në tjetrën por pa mundur të konkretizohen në gola.

Kështu, Teuta e nis me një barazim në shtëpi sezonin e ri, ndërsa Tirana nuk del pa pikë as nga kjo javë e dytë pas asaj fitoreje me Dinamon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!