Skënderbeu fitorja e dytë, Dinamo nuk është ‘City’

Abissnet Superiore, Java 2:
Skënderbeu – Dinamo 1-0 (Behiratçe 48′ ag)

Një dhuratë e kundërshtarëve i jep Skënderbeut fitoren e dytë radhazi në kampionat. Korçarët triumfuan 1-0 në shtëpi ndaj Dinamos me një gol të shënuar nga vetë miqtë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola por me raste që nuk munguan në të dyja portat respektive. Fraksioni i dytë sakaq do të nisë me festë për vendasit të cilët e shohin veten në avantazh pas një devijimi të gabuar të Behiratçes.

Shumë pranë golit të dytë skuadra e Skënderbeut në minutat e mbetura, ndërsa Dinamo nuk u duk se bëri maksimumin për të shkuar te goli i barazimit.

Me dy ndeshje të luajtura nga kjo e javë e dytë është Skënderbeu që udhëheq klasifikimin me pikë të plota, ndërsa për blutë e kryeqytetit kjo është humbja e dytë radhazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!