Demi: Krenar për skuadrën, arbitri jo i duhuri

U largua në Play Off të Conference League. Partizani ishte krenaria e Abissnet Superiore teksa pasi u eleminua këtë verë nga Liga e Kampionëne nga BATE Borisov, në Ligën e Konferencës kaloi dy ture duke mbyërritur në fazën play off.

Ndaj Astana skuadra e Partizanit me president Gaz Demi u mund 1-0 në takimin e parë ndërsa mbrëmë pas një loje brilante dhe avantazhit 1-0 në të dytën u barazua 1-1 duke mbyllur aventurën europiane.

Sidoqoftë të gjithë panë dje në ‘Elbasan Arena’ se arbitri turk Abdulkadir Betegin nuk ishte në lartësi duke treguar anshmëri të theksuar e gjykim me dy standarte. I ‘përvuajturi’ ihste Partizani. Sot kreu i klubit ka reaguar në faqen e klubit:

Postimi i Gaz Demit në faqen e klubit Partizani

Në këtë fund të aventurës evropiane të klubit tonë doja të falenderoja fillimisht tifozët që nuk na lanë kurrë vetëm këto muaj të nxehtë…Falenderim të madh për skuadrën, të gjithë çunat një e nga një, trajnerin Zekič, drejtorin sportiv Abilaliaj, stafin teknik, magazinierë e fizioterapistë, patjetër edhe administratën e klubit, që nga punëtori i fushës Ladi, e deri tek drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama, për punën e palodhur në këtë aventurë evropiane. Largohemi me kokën lart duke fituar renditje dhe koefiçentë të rëndësishëm në UEFA, por duke fituar edhe eksperiencë dhe lojtarë të rinj që do të na shërbejnë në rrugëtimin tonë. Ndaj Astanas unë pashë Partizanin që dua. Nuk dua të gjej kurrë alibi, por arbitrimi në këto nivele duhet të jetë më serioz dhe UEFA nuk mund ta trajtoj më Shqipërinë si vend të dorës së tretë… Gjithësesi shikojmë përpara… Na pret një tjetër sezon i gjatë dhe i vështirë. Suksese të gjjthëve! Forca Partizani!!! P.M.T.P

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!