Real prezanton Kepën, Gyler i bashkohet…Kurtusë

Reali i Madridit edhe pse e nisi në mënyrë fantastike edicionin e ri 2023/2024 në LaLiga (fitoi 0-2 ndaj Bilbaos), po përballet me disa dukuri të paparashikuara.

Dëmtimi i rëndë i portierit Tibo Kurtua, alarmoi mbretërorët duke i detyruar të futen shpejt në kërkim të një gardiani tjetër.

Dhe sipas klubit më të madh në glob, sot në orën 13:30 do të prezantojë spanjollin e Çelsit, Kepa Arrizabalaga. Bëhët fjalë për huazim një vjeçar nga blutë e Londrës.

Ndërkohë edhe talenti i ri, turku Arda Gyler është operuar ende pa ‘shkelur’ në fushë. Ish futbollisti i Fenerbahçes (18) shfaqi probleme me meniskun dhe u detyrua të operohej./Foto Twitter/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!