Barushi prezanton Dinamon e re, zbardhet e gjithë kupola drejtuese

  • Në krah të presidentit Ardian Bardhi 3 aksionerët e rinj të klubit; Edmond Shahini, Genc Mataj dhe Ergys Agasi. Merr ‘jetë’ Dinamo City 2023.

Drejtori tekniko-organizativ i Dinamos Ermal Barushi postoi këtë pasdite në Facebook situatën e re të klubit blu teksa veç materialit ai ka bërë publike dhe disa nga risitë që kanë ngjarë së fundi te Dinamo e që janë zbardhur sot në takimin e zhvilluar në Durrës.

Një set fotosh nga ceremonia e prezantimit të Di Biaxhos si trajner i parë, drejtorit të ri sportiv Haris Fakiç por dhe emrat e aksionerëve të rinj në krah të presidentit Ardian Bardhi.

Më tej drejtori organizativ paraqet në postim edhe uniformat e reja të Dinamos të cilat në një mënyrë, çertefikojnë emrin e ri ‘Dinamo City’.

Drejtori teknik dhe organizativ i Dinamos shkruan:

Dinamo nisi sot një faqe të re në historinë e saj. Në ambientet e hotelit “Villa Pascucci” u zhvillua prezantimi i parë publik i stemës dhe fanellave të reja, nën emrin FC Dinamo City.

Gjatë ceremonisë së sotme përpara gazetarëve, presidenti z.Adrian Bardhi prezantoi sponsorin gjeneral i cili do të jetë i stampuar në pjesën e përparme të fanellës, “Durrës Yachts & Marine” si dhe 3 aksionerët e rinj të klubit të cilët janë z.Edmond Shahini, z.Genc Mataj dhe z.Ergys Agasi.

Përpara medieve u prezantuan ditën e sotme për herë të parë edhe trajneri i ri Luigi Di Biagio bashkë me drejtorin sportiv Haris Fakic. Të dielën ju presim në stadium. Forca Dinamo!” -shkruan drejtori Barushi/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!