Merkato/ Pelegrino argjentinasi i ri i Milan

Milani shfaqet brilant në daljen e parë sezonale. Fitorja 0-2 kundër Bolonjës tregoi në fushë atë siguri që të gjithë presin në kampin kuqezi.
Megjithatë Milan nuk e ka mbyllur ende merkaton. Marko Pelegrino, mbrojtësi i Platense i lindur në vitin 2002, është zyrtarisht kuqezi:
Njoftimi:
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë shërbimet sportive të futbollistit Marco Pellegrino në baza të përhershme nga Club Atlético Platense.Mbrojtësi argjentinas ka nënshkruar kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028”.
Ndërkohë Pelegrino do të veshë fanellën me numrin 31. Një operacion 3.5 milionë euro plus 2 milionë bonuse, të cilave do t’i shtohet 10% e çdo rishitjeje të ardhshme. Për lojtarin me kontratë deri në vitin 2028:
Futbollisti me fjalët e para: “Shumë i lumtur. Forza Milan” /Sportiim.al/
🇦🇷 𝗠𝗮𝗿𝗰𝗼 𝗣𝗲𝗹𝗹𝗲𝗴𝗿𝗶𝗻𝗼 🔴⚫
— AC Milan (@acmilan) August 22, 2023
Official Statement ➡️ https://t.co/QN8ESjSJ2j
Comunicato Ufficiale ➡️ https://t.co/ZaAYxggtP1#ACMQuest #SempreMilan pic.twitter.com/KmEJtnRXYe