Mbrojtësi i AEK Athinë bashkohet me Laçin

Mbrojtësi shqiptar Ajdi Dajko figuron afrimi më i fundit i Laçit.
Lojtari i cili vjen nga AEK Athinë, u ftua nga Alban Bushi me Kombëtaren U21 gjatë marsit të këtij viti për miqësoret me Poloninë dhe Azerbajxhanin duke treguar se vlerat e shtatlartit janë prezente.
Presidenti i bardhezinjëve Pashk Laska duke folur për këtë lëvizje tha se lojtari është dakortësuar për të qenë pjesë e klubit të tij. Detajet për t’u mësuar…
Gjigandi (1.88m) pas largimëve të Velkoskit dhe Turkajt, konsiderohet si elementi i duhur për qendrën e mbrojtjes kurbinase./Isuf Myrtaj/