Kukësi, ‘Suzmar’ e vesh me uniformë të re

Edicion i vështirë për Kukësin. Ky është verdikti i klubit verilindor që pritet t’i shoqërojë pas largimit të një numëri të madh futbollistësh në fund të edicionit të shkuar.

Megjithatë, klubi që bëri histori në një dekadë ndërsa fitoi një titull, dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë, vijon të shfaqet optimist për vijimësinë. Sot në një postim në Facebook, shkruan se Kukësi ka prezantuar uniformat e reja të sezonit 2023/2024.

Nuk do të jetë “Joma”, por “Suzmar” sponsori gjeneral. Bluja fanellë e parë, ndërkohë që e dyta do të jetë e bardhe me ndërthurje gri. Fanella e tretë e sezonit të ri do të jetë e zezë.

Postimi i Kukësit:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!