Vllaznia sheh nga ‘kreu’, Asani ndjek emrat e merkatos shkodrane

27 vjeçari konsiderohet goditje e mirë, një sulmues brazilian në provë.

Vllaznia pas pushimëve të fundjavës iu rikthye fushave stërvitore për të nisur ciklin përfundimtar të tyre para se ekipi i Memellit të luajë në “Loro Boriçi” ndeshjen e javës së parë të edicionit të 85-të Abissnet Superiore ndaj Kukësit më 26 gusht.

Në fushën sportive të Golemit java nisi me grupin e plotë, paçka se dy titullarët Esin Hakaj dhe Esat Mala u stërviten të diferencuar.

Me grupin ishte dhe afrimi më i fundit i kuqebluve Xhelil Asani. Ish-futbollisiti i Erzenit u zyrtarizua në Shkodër pasditen e djeshme duke shtuar forcat në prapavijë. Gjithashtu, Vllaznia po monitoron dhe një brazilian.

Me shtyrjen e javës së parë për në 26 gusht 2023 nuk dihet nëse shkodranët me Migen Memellin në timon do të planifikojnë një tjetër miqësore. Pogradecari në prononcimet e fundit ka theksuar ndër të tjera se kërkon futbollistë të tjerë në grup duke lënë të kuptohet se Vllaznia më e mirë sezonale ka ende vend për tu forcuar.

Te Vllaznia gjatë verës ka patur disa afrime si Ildi Gruda, Eslit Sala, Darko Dodev, Konstatin Çeshmedjiev, Ardit Krymi, Millosh Stojanoviç, Redon Dragoshi, dhe së fundi Xhelil Asani. Ndërkohë listës së gjatë të largimeve i është shtuar dhe ai i të riut Paolo Pjeshka./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!