Siti dhe Haland triumfi në start, Vajekano fiton si “mbret”
Premier League, La Liga dhe Ligue 1 i kanë dhënë startin sot sezonit të ri 2023/2024. Tre kampionatet elitare të Europës kanë lujatur sfidat e tyre të para duke dhuruar emocione që në start.
Edicion i ri por zakone të vjetra me kampionët e Sitit në Angli që dëshmojnë ta kenë nisur aty ku e lanë. Përballë Bërnlit të ringjitur, djemtë e Guardiolës me Haland në krye triumfuan në sfidën hapëse falë 2 golave të norvegjezit dhe 2 të Rodrit. Vendasit ndërkohë e mbyllën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Zarori.
Sakaq, La Liga kishte në program 2 sfida për hapje. Madrilenët e Rajo Vajekanos së Ivan Balliut e nisën me fitore ndaj Almerias me 2 penallti të ekzekutuara saktë, ndërsa Sevilja humbi ndaj Valencias me shifrat 1-2.
Kampionati francez nisi me duelin Nisë – Lilë i cili u vendos vetëm në minutat shtesë. Nisë ishte ajo që kaloi e para në avantazh në minutën e 18′-të, teksa miqtë barazuan në limite falë Diakite duke ndarë nga 1 pikë në këtë sfidë të parë të sezonit të ri.
Rezultatet:
Premier League:
Bërnli – Mançester Siti 0-3
La Liga:
Almeria – Rajo Vajekano 0-2
Sevilja – Valencia 1-2
Ligue 1:
Nisë – Lilë 1-1/Sara Gjidiaj- Sportiim.al/