Kejn, sot udhëtimi në Mynih

Tifozët i bën thirrje për të qëndruar por Herri Kejn sot pritet të mbërrijë në Mynih për t’u bashkuar me skuadrën e Bajernit.

Sulmuesi i Totenhem shënoi katër gola në fitoren 5-1 në miqësoren kundër Shahtjor Donetsk të dielën, duke luajtur një rol të rëndësishëm por dhe ndoshta duke qënë sfida e fundit me fanellën e Spurs.

Në fakt sulmuesi 30 vjeçar u nis paraditen e sotme drejt aeroportit për të fluturuar me avion privat drejt Mynihut por më pas Danel Lëvi e ndali me mendimin se ka ende shpresë për të qëndruar në Londër.

Më tej me akordin e arritur për 109 milion euro +bonuse, mediat e mëdha europiane shtojnë se bomberi anglez do të udhëtojë këtë pasdite. Në Mynih e presin analizat dhe më pas axhenda e prezantimit.

Nuk është çudi që lojtari më i ri i Bajern Mynih të shfaqet të dielën në finalen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Lajpcig.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!