Çelsi njofton aftësimin e Brojës, Kukurelës dhe Çiluell

Lajm i mirë për trajnerin kuqezi Silvinjo. Çelsi në Premier League njoftoi sot se tre futbollistë të londinezëve janë rekuperuar mes të cilëve dhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë Armando Broja.
Ndërkaq veç Brojës i cili ka gati një vit jashtë fushave, për trajnerin Poçetino të bluve, janë aftësuar plotësisht edhe mbrojtësit Mark Kukurela dhe Ben Çiluell.
Pas javës së pestë në Premier League skuadra e Londrës e drejtuar nga argjentinasi gjëndet mjaft poshtë në tabelë me vetëm 5 pikë./Sportiim.al/