Nga Torino te Laçi, Kryeziu goditja e madhe bardhezi

  • Në gusht 2020, Altin Kryeziu ftohet nga U21 e Kosovës për takimin me Anglinë U21. Nica pret sherbimet e talentit të radhës te kurbinasit.

Një ndër goditjet e mëdha të verës figuron pikërisht te Laçi i Stavri Nicës. Pa zhurmë dhe larg mediave, klubi bardhezi duket se ka pikasur në shenjë duke vijuar me traditën e afrimëve spektakolare.

Bëhët fjalë për mesfushorin kosovar të lindur në Kranj (Slloveni) Altin Kryeziu. Futbollisti 21 vjeçar fillimisht kapërceu nga Kranj U17 te moshat e SPAL në Itali për të vijuar rrugëtimin te skuadra U19 e Torinos në 2021. Kalimi te Tabor Sezana (Slloveni) dhe rikthimi i bujshëm te Torino në Serie A qershorin e vitit 2022.

Me hapësiat e reduktuara në tetor 2022, Kryeziu i bashkohet një tjetër klubi potent si Maribor në Slloveni. Nga 1 qershori i këtij viti kalendarik lojtari gjëndëj i lirë dhe tani, i është bashkuar Laçit në Abissnet Superiore.

Mesfushori ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen e Kosovës ndërsa më herët ka qënë pjesë e U21 të Kosovës.

Ndërkaq Laçi ka programuar të shtunën testin e radhës me Korabin në shtëpi (17:00)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!