Qato i bashkohet Teutës

Teuta e Durrësit pas periudhës përgatitore në Bansko të Bullgarisë do të zbresë në terren me përgatitjet në Durrës më 3 gusht me një futbollist më shumë në organikë.

Klubi njoftoi sot në Facebook se ka nënshkruar me futbollistin kuçovar Klinti Qato i cili së fundi ishte në forcë të Laçit. Mesfushori 25 vjeçar ishte për dy edicione te bardhezinjtë me vitin 2023 (u aftësua javët e fundit) që e shoqëroi nga një dëmtim i gjatë.

Njoftimi:

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Klinti Qato është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Lacit në sezonin e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Qato, nga dita e ejnte do bashkohet me skuadrën në Durres ku do zhvilloj përgatitjet për edicjoni e ri ne superligë. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!