Osimhen mbetet te Napoli, Kejn e Dembele prezantohen…

Viktor Osimhen përpos ofertave marramenase që erdhën nga Arabia Saudite do të jetë në Serie A. Gjithëçka është mbyllur te Napoli dhe pritet vetëm takimi për të hedhur firmën mbi zgjatjen e kontratës deri në vitin 2027. Klauzola shkon nga 140-150 milion euro.

Sulmuesi anglez Herri Kejn, pasi u prezantua sot te Bajern për 109 milion euro +bonuse pritet të listohet e mbase të jetë në fushë nesër në finalen e Kupës së Gjermansië ndaj Lajpcig.

Ousmane Dembele është zyrtarisht pjesë e PSG-së në Ligue 1 të Francës. Ish futbollisti i Barcelonës është prezantuar ditën e sotme nga klubi francez.

Dëmtimi i rëndë i portierit të Realit Tibu Kurtua, i ka shtyrë krerët e Los Blancos të futën në merkato për një tjetër portier. Spanjolli i Çelsit Kepa Arrizabalaga duket se mbetet preferencë e parë. Kepa kërkohet dhe nga Bajern Mynih.

Dimano mundi dje Riminin e Serie C në testin e dytë në tokën italiane 0-1. Kjo ishte fitorja e parë e bluve me trajneri Luixhi Di Biaxho në timon. Delegacioni pritet të kthehet sot në Rinas./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!