Trazirat/ Pesë kroatë kapen në Igumenicë, Italia destinacion

Me vendimin e UEFA-s për ta shtyrë duelin AEK Athinë-Dinamo Zagreb pas trazirave të mëdha në Athinë dhe konfliktit mes Bad Blue Boys dhe tifozëve të AEK-ut skuadra kroate u kthye menjëherë në atdhe.

I gjithë delegacioni mbërriti mbrëmë në aeroportin “Franjo Tudman” teksa të gjithë kanë evituar deklaratat. Në Greqi, pas trazirave të huliganëve ku mbeti i vrarë një i ri 29-vjeçar grek, policia arrestoi rreth njëqind persona, kryesisht tifozë nga Kroacia.

Nisën hetimet për vrasjen, por edhe për dështimet e policisë greke, të cilët u paralajmëruan nga policia malazeze dhe kroate për ardhjen e tifozëve.

Ndërkohë pas arrestimit të një tifozi kroat në Kakavijë dhe 7 të tjerëve në kufirin me Maqedoninë e Veriut një tjetër grup tifozësh kroat ndalën në tentativë për të ikur në Itali.

Sipas ERT pesë huliganë të tjerë kroatë, të cilët morën pjesë në trazira në ‘New Philadelphia’ (humbi jetën 29-vjeçari Michalis Katsouris), u arrestuan pasi u pikasën gjatë natës nga e marta në të mërkurë nga porti dhe punonjësit e policisë në Thesproti .

Ata u zbuluan në portin e Igumenicës teksa po përgatiteshin të hipnin në një anije për në Itali./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!