Kasa huazohet te Olimpija Ljubjanë

Njëri nga talenet më të spikatura edicionin e kaluar në Superiore Redi Kasa huazohet në Slloveni te Olimpija Ljubjanë. Klubi slloven, në faqen zyrtare të tij ka sqaruar të gjitha detajet e këtij huazmimi me të drejtë blerjeje

Kasa 21-vjeçar realizoi 4 gola vjet teksa gjatë verës shënoi dhe në Ligën e Konferencës ndaj Ararat-Armeinia.

Ish futbollisti i Egnatias është formuar te Parma në Itali, ndërkohë më pas pati dy eksperienca në Bullgari te Septemvri Sofia dhe Tsarsko Selo, përpara se të shkëlqente në të djathtë të sulmit të Egnatias.

Në njoftimin e fundit klubi slloven në Twitter shkruan:

Sulmuesi 21-vjeçar vjen si huazim me opsion blerjeje. Së fundi, anëtar i KF Egnatia dhe në të kaluarën e Parmës italiane, mund të luajë në majë të sulmit dhe në krahun e djathtë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!