Dhunë para AEK- Dinamo Zagreb, anulohet sfida

Policia helene ka arrestuar 98 persona mes tyre dhe një shqiptar. UEFA anulon takimin.

Një shtetas grek, tifoz i AEK Athinës, humbi jetën në ‘Nea Filadelfia’ gjatë natës, në përleshjet ku u përfshinë rreth 200 tifozë të Dinamo Zagrebit jashtë stadiumit grek.

Viktima u dërgua në spital pasi u godit me thikë, por vdiq menjëherë pas mbërritjes. Dhjetëra persona të arrestuar nga policia. Numri, sipas raportimeve të mediave lokale, është një i vdekur dhe të paktën gjashtë të plagosur, tre grekë dhe tre kroatë, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Skenat e tmerrshme vandale pushtuan të hënën në mbrëmje Athinën në afersi të stadiumit e AEK-ut. Ndërkohë UEFA e mbledhur me urgjencë ka vendosr të shtyjë takimin dhe në të dyja sfidat të mos ketë tifozë miq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!