Reinders te Milan: Numri 6 legjendë, marr 14-ën e Krojfit

Holandezi Tijani Reijnders, mesfushori i ri i Milan, foli për Milan TV në ditën e tij si nënshkrimi i pestë i verës së kuqezinjve:

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam këtu. Unë jam gjithashtu shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi të madh.Kur agjenti im më tha se Milani ishte i interesuar për mua, isha i emocionuar dhe i lumtur.

Isha i lumtur që një klub si ky ishte i interesuar për mua dhe kështu zgjedhja ishte sinqerisht shumë e lehtë për mua. Nuk më duhej të mendoja dy herë”.

Numri në fanellë?
“Numri 6 është gjithmonë zgjedhja ime e parë, por nuk mund të marrësh numrin e një legjende të Milanit (Barezi;red). Numri 14 më bëri të mendoj për Johan Krujf, i cili ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për ne në Holandë. Është një numër i bukur”, ndër të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!