Rasti Vinicius/ Policia e Spanjës gati të pezullojë ndeshjet…raciste

  • Masa të rrepta ndaj racizmit në sport. Policia e Spanjës do të ketë fuqinë të pezullojë ndeshjet e futbollit në rast të ngjarjeve të rënda raciste në tribuna

Ministria e Brendshme spanjolle ka vendosur të japë një sinjal të fortë në luftën kundër racizmit dhe ksenofobisë në ambientet sportive pas fyerjeve të rënda që pësoi futbollisti brazilian i Real Madridit, Vinicius Zhunior më 21 maj në stadiumin Mestaja të Valencias.

Sipas raportimeve nga El Pais, policia do të ketë fuqinë të pezullojë ndeshjet e futbollit në rast të ngjarjeve të rënda raciste në tribuna.

Departamenti i drejtuar nga Fernando Grande-Marlaska ka nisur një projekt me të cilin do të forcohet roli i agjentëve dhe forcave të sigurimit të shtetit në këto ngjarje.

Në veçanti, i komandës së policisë që kryen koordinimin e sigurisë në La Liga por dhe në të gjitha disiplinat sportive në vendin iberik./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!