Reali prezanton talentin turk

Real Madrid ka prezantuar sot si lojtar të tij 18 vjeçarin turk Guler.

Arda Gyler, i cili luante për Fenerbahçe në Superligën turke i bashkohet Realit të Madridit në Spanjë. Ai ka firmosur për 6 vite ndërsa do të mbajë veshur fanellën me numër 24.

Talenti i ri turk ishte në fokusin e Barcelonës por mbretërorët parakaluan në fund dhe përmes presidentit Florentino Perez i’a dolën ta dërgonin në Madrid.

“Fillimisht dua të falenderoj familjen time, njerëzit që më ndihmuan të arrij këtu dhe klubin. Dua të jem një legjendë e Real Madrid. Faleminderit për gjithçka”, ishin fjalët e tij të para gjatë prezantimit.

Ndërkohë Guler bëhët futbollisti i tretë turk që vesh fanellën e Real Madrid. Përpara tij ishin Hamit Altintop dhe Nuri Shahin (2011/2012).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!