Gyndogan firmos për Barcelonën

Kontaktet personale të trajnerit të Barcelonës Ksavi Hernandez me mesfushorin gjerman Ilkai Gundogan sollën rezultate pozitive.

Mesfushori turko- gjerman 32-vjeçar, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me kampionët spanjollë me opsion për një vit tjetër.

Gundogan, i cili fitoi gjithçka me Mançester Sitin, fanellën e të cilit e veshi për 7 vite, në kontaktet që kishte e kuptoi se sa shumë e donin trajneri i Blaugranëve dhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta. Tani, me kalimin te kampionët e Spanjës, cilësia e mesfushës katalanase përmirësohet edhe më shumë.

Futbollisti 32-vjeçar ka nënshkruar kontratë 2+1 vjeçare. Procedurat shkuan me dakortësi edhe nga federata spanjolle, me deklarimin e lojtarit të ri të transferimit.

Gundogan po vjen nga një vit i jashtëzakonshëm me Sitin, ku përveç fitimit të tripletës, ai në 51 paraqitje në të gjitha garat,shënoi 11 gola e dhënë 7 asiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!