Zhires flet para Ishujve Faroe, Franca mbron titullin në Katar

Pas barazimit me Armeninë 2-2, Kosova do të zhvillojë nesër (e shtunë 18:00) ndeshjen e radhës miqësore. Këtë herë në “Fadil Vokrri’ të prishtinës do të jenë Ishujt Faroe.

Trajneri i dardanëve Alen Zhires shpjegoi para mediave sportive se cilat janë arsyet e elementit të ri të afruar në këtë periudhë testimesh ndërsa shtoi se për shkak të rregullores së FIFA-s nuk ka patur mundësi për të ftuar të tjerë futbollistë nga jashtë.

Zhires:

A do fitoni nesër ndaj Ishujve Faroe? “Luajmë gjithmonë për të fituar, pastaj nëse ia dalim apo jo nuk mund ta them, por padyshim që ne përgatitemi për ta fituar këtë ndeshje”

A keni evidetuar lojtarë të rinj që mund t’i ftoni sërish në Kombëtare? “Nuk mund të bëjmë një bilanc apo përmbledhje të tilla tani, ndërsa nuk janë zhvilluar ende dy ndeshje. Presim të zhvillohet ndeshja nesër pastaj mund të bëj bilancin për lojtarët që mund të ftohen edhe në të ardhmen.”

A nuk duhen ftuar edhe lojtarë të tjerë në Kombëtare? “Kjo pjesa e ftesës është një problem i përjetshëm do ta quaj, sa i përket Kombëtares. Realitet është që koha është e limituar dhe kemi vetëm dy ndeshje, do të donim të kishim më shumë kohë por nuk mundemi, pasi FIFA na ka lënë kaq kohë dhe ky është realiteti.”

Kush mendoni se e fiton Botërorin? “Pyetjes do i përgjigjem me një pyetje tjetër kush mendoni ju që e fiton Botërorin? Flamuri me ngjyrat kaltër, bardhë dhe të kuq”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!