Maks pa rivalë, Formula 1 ka një …kampion

Titulli i tretë radhazi shumë pranë. Verstapen kryeson ‘Botërorin 2023’ me 229 pikë teksa ndiqet nga shoku i skuadrës Perez me 148 pikë.

Si gjithnjë ai. Maks Verstapen pasi fitoi dje garën sprint, dominon sot gjithashtu në pistën e Spielberg, raundi i dhjetë i Kampionatit Botëror e fituar ‘Çmimin e Madh’ në Formula 1.

I nisur nga pole position, me një start agresiv me Leklerk, holandezi i Red Bull fluturon në pistën e shtëpisë dhe arrin një tjetër sukses në vitin 2023 që e sheh 25 vjeçarin në arrati për titullin e tretë botëror radhazi.

Në podium edhe Ferrari i Sharls Leklerk dhe Red Bull-i tjetër i Serxhio Perez.

Kështu Maks në MotoGP, duket se qëndron me zero rivalë dhe një shkëputje sot i dha luksin të futej në pit në fazat e fundit, të ndryshonte gomat dhe të vendoste xhiron më të shpejtë të një të diele të përsosur.

Fitorja numër 42 në karrierën e tij, mbretin autentik të maleve Styrian në Spielberg, me një sukses që nuk u vu kurrë në dyshim.

Ndërkohë Sainz luftoi fort për të marrë vendin e tretë por më pas i’u desh t’i dorëzohej meksikanit Serxhio Perez i cili diti të shfrytëzonte maksimumin nga DRS. Sainz ndër të tjera u penalizua me 5 sekonda në garë për tejkalimin e kufijve të pistës. Penallti me ndalesë në pit stop.

Më tej prenë vijën e finishit McLaren i Norris i cili përfundoi në top 10 dhe në zonën e pikëve përpara Aston Martin të Alonsos. Në listë pasuan Mercedesi i Hamilton dhe Rasëll.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!