Progres i Ferrarit por Maks niset i pari

Maks Verstapen i pamposhtur edhe në Austri teksa sot siguroi ‘pole position’ numër 6 sezonal. Në kërkim të fitores së GP të Austrisë, holandezi kampion i dyfishtë në F1 do duhet të bëjë llogaritë me dy pilotët e Ferrari-t e Sharls Leklerk dhe Karlos Sainz (kryeson botërorin 2023 me 195 pikë).

Monegasku (vetëm 49 të mijëtat prapa) do të nisë nga rreshti i parë përkrah holandezit të Red Bull. Shoku i tij spanjolli Sainz (+0.190) nga vija e dytë e kompletuar nga McLaren i Lando Norris. vendi i 5-të për mercedes-in e Luis Hamilton ndërsa piloti tjetër i Red Bull, Srxho perez nis i 15-ti.

Në fakt, nesër në orën 16:30 do të zhvillohet ‘gara sprint’. Për renditjen e pilotëve në start do ketë prova të tjera. Gara zyrtare e zakonshme zhvillohet të dielën në orën 15:00.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!