‘Pole’ për Maks, MekLaren spektakolar

  • Lando Norris dhe Oskar Piastri me MekLaren befasun në pistën e shtëpisë duke u renditur si i dytë dhe i tretë.

Këtë të shtunë, Maks Verstapen vendosi kohën më të shpejtë të kualifikimeve për Çmimin e Madh të Britanisë teksa nesër do të nisë nga pole position.

Në pistën legjendare të Silverstone ai u tregua si gjithë këtë botëror absolut, duke shtangur tifozët vendas të cilët panë se si kampioni i dyfishtë në F1 parakaloi britanikun Lando Norris.

Sidoqoftë ky ishte kulmi i këtyre kualifikimeve për pozicionet e 2-të dhe të 3-ta të pilotëve të MacLaren, Lando Norris dhe Oskar Piastri. Pas tyre dy ferraristët Leklerk dhe Sainz.

Vitin e kaluar, Çmimi i Madh i Britanisë i takoi Karlos Saiz me Ferrari-n duke shënuar fitoren e parë të spanjollit në karrierë. Ndërkohë holandezi i Red Bull do të synojë fitoren e 8-të këtë sezon në Silverstone.

Kështu, nesër me start orën 16:00, gara zyrtare për Çmimin e Madh të Anglisë.

Nisja grafike e së dielës:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!