Kuqezinjtë e Bushit mundën nga Polonia

U21 e Shqipërisë luajti sot një miqësore në Turqi me Poloninë deri në 21 vjeç. Në Antalia kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi u mundën me rezultatin 2-0
Trajneri hodhi në fushë këtë formacion titullar: Simoni; Buxhelaj, Mitaj, Preka, Dajko; Berisha; Ismaili, Pajaziti; Kurtulan, Shpendi; Toçi.
Në minutat 63′-70′, kuqezinjtë shtuan presionin dhe ishin të gjithë në zonën polake, duke tentuar shumë herë me Toçin, Pajazitin dhe Kurtulan. Në minutën e 80′, kapiteni Berisha pati një shans të mirë me një goditje dënimi përpara zonës së Polonisë. Por nuk gjeti kuadratin me topin që shkoi pak mbi tranversë.
Në minutën e 81′ polakët realizuan dhe golin e dytë, me të njëjtin autor, Ulodarczyk. Në fakt tej shifrave Shqipria luajti mjaft mirë në këtë takim dhe vetëm disa gabime në prapavijë sollën dështimin në këtë test.
Pak ditë më parë U21 e Shqipërisë fitoi 2-1 ndaj Azerbajxhanit.
Miqësore
Poloni U21-Shqipëri U21 2-0
(Szymon Ulodarczyk 11’,81’)
Shqipëria U21:Simon Simoni, Ajdi Dajko, Marcelino Preka, Mario Mitaj, Paulo Buxhelaj, Behar Ismaili, Arda Kurtulan, Medon Berisha, Eljon Toçi, Adrion Pajaziti, Stiven Shpendi.
U aktivizuan: Lilo, Nerguti, Kristjan Shpendi, Torraj, Nikqi, Kurti, Gjuzi, Shehu, Alivoda. Trajner: Alban Bushi.