I bashkoi Mesi, ‘Sportiim.al’ arrin në Argjentinë
- Muralja e Mesit në godinën e Studentëve në Tiranë, bën të lumtur shqiptarët. Ky është titulli i ‘Meridano Actual’ medias argjentinase sot në faqet e saj.
Në fakt, e gjitha mori vemendje maksimale pas një shkrimi të Sportiim.al me autor gazetarin dhe Kryeredaktorin e tij Bashkim Tufa dedikuar Lionel Mesit dhe hapave të tij të parë.
‘Meridiano Actual’ duke ju referuar AP (“The Associated Press”) shkruan:
“Njëra anë e një konvikti për studentët e mjekësisë në qendër të Tiranës është mbuluar në një mural të Lionel Mesit.
Piktori argjentinas Maksimiliano Bagnasco merr pjesë në Tirana MuralFest 2023 dhe zgjodhi futbollistin e madh, idhullin e tij.
Muralja 25 x 10 metra e Mesit me mjekër dhe të qeshur me fanellën bardheblu me numrin 10 të kombëtares argjentinase do të mbulojë një pjesë të një ndërtese në një udhëkryq pranë spitaleve kryesore të kryeqytetit.”
Ndërkohë më poshtë ajo ecën:
“Toba Bashkim (Bashkim Tufa; redaktori), një analist sportiv 71-vjeçar, ishte i lumtur që kishte parashikuar në vitin 2005 se bota do të kishte një yll të ri si Mesi kur ai luajti për herë të parë për Barcelonën. Mesi ka qenë pjesë e shkrimeve të tij vazhdimisht që atëherë.
Fitimi i Kupës së Botës vitin e kaluar ishte “qershia mbi tortë”, tha Tufa, duke shtuar se vite më parë shqiptarët do të gllabëronin kopjet e një gazete sportive (Sporti Shqiptar; redaktori) kur lexonin se Mesi mund të vinte në Shqipëri.
Tani kanë mundësinë ta shohin çdo ditë, ta takojnë çdo ditë dhe kjo është një dhuratë e veçantë për shqiptarët që janë kaq të apasionuar pas bukurisë së futbollit dhe personifikimit të Mesit”, tha Tufa.
Shënim: Redaksia e ‘Sportiim.al’ ka dhënë autorizim mediave të caktuara për t’ju referuar. Së shpejti, enkas për këtë ‘jehonë’, për lexuesit e tij, portali do servirë një material më të plotë. /Isuf Myrtaj/