Mesi larg Barçës, Portugalia nis me erën ‘Puma’

Lionel Mesi gjithnjë e më larg ‘Camp Nou’-t. Barcelona i ka dhënë zero garanci Leo Mesit pasi nuk do të jetë në gjendje ta regjistrojë përpara datës 31 gusht. Ai do të marrë vendimin e tij në orët në vijim.

Portugalia ndryshon sponsorin teknik. Sipas informacioneve të raportuara nga mediat luzitaniane, pas 26 vitesh nuk do të jetë më Nike që të veshë Kristiano Ronaldon dhe shokët e tij.

Lajmi bën zhurmë sepse marka amerikane është sponsori kryesor i CR7, i cili ka vendosur të vazhdojë aventurën në kombëtaren e drejtuar nga Roberto Martinez.

Një ndryshim vërtet epokal: Puma do të jetë partneri i ri në kuadër të Euro 2024, negociatat u drejtuan personalisht nga presidenti federal, Fernando Gomesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!