Trofeu/ Uest Hem, krenaria e parë angleze

Finale e Conference League në Pragë: Fiorentina- Uest Hem 1-2
Në ditën kur flitej më së shumti për transferta globale, mes të cilave dhe ajo e Lionel Mesit (MLS), në Pragë, Uest Hem i Dejvid Mojes, ngre në qiell trofeun e Ligës së Konferencës.
Skuadra e ‘Çekiçëve’ mundi 1-2 italianët e Vinçenco Italianos duke shkuar te trofeu i Conference League, në këtë sezon të dytë në radhë e siguruar pjesëmarrjen sezonin e ardhshem në Europa League.
Ndonëse ndeshja ka nisur më mirë për italianët për më tepër i shoqëruar nga një incident nga tifozeria londineze (goditen me sende Biragin), starti i së dytës ofroi golin e parë të Uest Hem pas një penalltie të sinjalizuar nga arbitri Cerro Grande e shndërruar në gol nga Benrahima në të 62′-ën.
Reagimi i vjollcëve ishte i shpejtë teksa në të 67-ën Bonaventura barazoi pas një diagonalje të thatë.
Për t’u vendosur e gjitha në të 90′-ën kur pas një vertikalizimi të shpejtë qëndror, Bouen ngriu ‘Pragën Viloa’ për 2-1 final.
Sakaq njëra nga dy skuadrat e Premier League fiton një trofe. Me 10 qershor radha e provës së Sitit ndaj një tjetre italiane si Inter në finalen e Champions League në Stamboll. Më herët Roma, u mund nga Sevilja në finalen e Europa League luajtur në Budapest./Sportiim.al/