Atalanta shkon në finale të Kupës, e pret Juve

Atalanta është në finalen e Kupës së Italisë përballë Juves. Këtë mbrëmje në gjysmëfinalen e kthimit skuadra e Gasperinit fiton thellë ndaj Fiorentinës me një fitore 4-1.

Kopmeiners shënoi golin e parë për bergamaskët duke barazuar rezultatin e përgjithshëm 1-1. Në të dytën skuadra ‘Viola’ barazon me Martinez Kuarta në të 68′ për t’i lënë radhën tre golave të vrullshëm të vendasëve.

Fillimisht Skamaka kaloi përpara për herë të dytë Atalantën (2-1) në të 75′ ndërsa në kohën shtesë Lukman (91′) dhe Pasaliç në të 90+8 vulosi shifrat në 4-1.

Në këtë takim mbrojtësi kuqezi i vendasëve Berat Gjimshiti luajti për 90′. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!