Fiorentina-Uest Hem, Liga e Konferencës pret…fituesin

Sot në “Fortuna Arena” të Pragës me fillim orën 21:00, finalja e dytë e UEFA-s për këtë sezon futbollistik 2022-2023.

Pas finales së Europa League luajtur në Budapest mes Seviljes dhe Romës, Conference League në edicionin e dytë të saj do të vendosë përballë Fiorentinën me Uest Hem.

Para këtij takimi dy trajnerët Italiano i Fiores dhe Mojes i londinezëve treguan respekt për rivalin ndërsa nuk e fshehën dëshirën për të marrë trofeun e tretë për nga rëndësia në rang klubesh organizuar nga UEFA.

Spanjolli Karlos del Cerro do të jetë kryesori i finales.

Ndërkaq finalja e parë e Conference League u luajt në ‘Air Albania Stadium’ (25 maj 2022) ndërmjet Romës dhe Fejnordit të Roterdamit (fituar nga Roma)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!