Fitoi titullin, Kolela ndahet me Partizanin

Xhovani Kolela i bashkohet Elton Marinit në vendimin për të mos vijuar më tej me Partizanin. Së paku për momentin…
Italiani sipas klubit të Partizanit, ka paraqitur dorëheqjen duke miratuar vendimin e teknikut.
Klubi njofton:
“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani pas nje viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION…
Falenderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. GRAZIE MISTER Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P”, shkruan klubi i Partizanit.
