Revolucion te Laçi, largohen 5 titullarë

Te Laçi ka nisur cikli i radhës apo siç njihet në gjuhën e futbollit riformatimi i grupit për sezonin e ri 2023/2024.

Fakti që kurbinasit dështuan të arrinin europën duke bërë hapa prapa në këtë udhëtim (9 pjesëmarrje me 33 ndeshje zyrtare në Europa League dhe Conference League) teksa mbetën vetëm dy pikë larg kësaj zone, i ka detyruar drejtuesit të shohin më me qetësi për vijimësinë.

Kështu, janë larguar zyrtarisht 3 futbollistë si Mentor Mazrekaj, Gentian Selmani dhe Marko Roganoviç por me bardhezinjtë kanë mbyllur dhe mbrojtësi Viktor Velkoski dhe mesfushori Majkëll Babatunde. Me dy të fundit që iu ka përfunduar kontrata dhe Laska duket se nuk ka ndërmend t’ju ofrojë rinovimin.

Roganoviç në largim shkroi:

“Lamë pas dy vite të mrekullueshme. Faleminderit stafit profesional! Faleminderit shokëve të skuadrës! Faleminderit tifozëve.”!/Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!