Luis Nani largohet nga skuadra e Berishës

Përfundon pas një sezoni aventura australiane e Luis Nanit, 36-vjeçarit anësor portugez që luajti për shumë vite te Mançester Junajtid (2008-2015) por dhe te Valencia, Lacio, Venecia etj.

Me skuadrën me të cilin mbyll Nani është aktivizuar me mjaft sukses për 4 edicione edhe ish sulmuesi kuqezi dhe dardan Besart Berisha (2014-2018).

Njoftimi:

Melbourne Victory mund të konfirmojë se Luis Nani do të largohet nga klubi pas përfundimit të sezonit 2022/23. Ndërkombëtari portugez bëri dhjetë paraqitje në A-League meshkuj për Victory para se të merrte një dëmtim në janar, i cili e përjashtoi atë për pjesën tjetër të sezonit .” /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!